
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një grup refugjatësh kurdë rrezikojnë jetën, teksa lëvizin në një anije të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim në ujërat e detit Jon.
Sipas mediave greke, rreth 85 refugjatë politikë, kryesisht nga Irani dhe Iraku, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pushoi së punuari.
I afërmi i një prej refugjatëve në anije ka thënë kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi ishte gjithashtu në bord.
Ai shtoi se refugjatët duhej të telefononin rojet bregdetare greke. Një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur në anije.
Mes tyre kishte gra dhe fëmijë që nuk kishin qasje në ujë apo ushqim për dy ditët e fundit.
Edhe pse i afërmi përmendi shumë OJQ, nuk mundi të merrte një reagim të menjëhershëm.
burimi lajmifundit.al/