JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Drita e Zotit dhe terri i njeriut..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Unë nisem nga një arsyetim i thjeshtë, por mjaft i qartë: nuk mund të ketë forcë pa dhunë dhe as dhunë pa padrejtësi. Prandaj nuk e pranoj që forca e vërtetë e njeriut të jetë veç fuqia e tij. dhe çdo manifestim force duhet të jetë i motivuar nga një synim fisnik dhe i përligjur nga një çështje e drejtë, gjë që është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, sepse mund të marrë kthesë abuzive. Nuk e pranoj që forca të jetë kriter vlerësimi. Kur Jezusin e kryqëzuan thirri: “ Zot, o Zot, pse më braktise?” Nuk ishte një shfaqje dobësie: përkundrazi, ishte manifestimi i vetëdijes se ai ishte i Biri i Zotit dhe se në to çaste ai, i kryqëzuar në atë kryq, shenjë e ndëshkimit dhe vuajtjeje, u ndryshua në një vlerë të përjetë. Njeriu në kryq është shfaqja më e trishtë e ngadhënjimit të dhunës. Por Jezusi na mëson se ajo shfaqjeje dilte jashtë caqeve të qenies tokësore: ashtu dhimbja u shndërrua në shpresë të pamort. Kujtoj se këtu qëndron forcë më e madhja e njeriut: ta shndërrojë fatkeqësinë në shpresë. Të gjejë, edhe në çastet e dëshpërimit, forcën morale, pra të padhunshme për t’u ngritur mbi meskinitetin, fariseizmin dhe dobësinë e atij që kujton se është i fortë. Kjo, me sa më ka mbetur në kujtesë, qe ndërhyrja e Atë Meshkallës. Ndoshta çka kisha dëgjuar ishte një lloj predikimi, një nga ato predikime që e kishin bërë Atë Meshkallën të ishte një nga predikuesit më të shquar në Tiranë. Ndoshta ishte një përzierje mësimesh të historisë të krishterimit dhe të përvojës vetjake të një njeriu që kishte njohur mundimet dhe urinë nëpër kampe pune, poshtërimin dhe fyerjen që i bëhej të burgosurit të përbuzur si dhe promiskuitetin etik të jetës nëpër burgje, ku njeriu të ndert mund t’qëllonte të jetonte ngjitur me një shpirtdobët që mund të kishte shkarë deri në rrafshin më të fundit të vlerave njerëzore.

(Nga libri ‘Drita e Zotit dhe terri i njeriut’A. Kasoruho)

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top