“Duan lekë këta qenër!”/ 30-vjeçarja vdiq pas lindjes në maternitet, familjarët: I ra të fikët edhe në spital…

Jil
Jil
1 Min Read

Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në maternitetin “Koço Gliozhen”.

E reja më 28 janar solli në jetë fëmijën e saj dhe, pas lindjes ajo është larguar nga materniteti pasi gjendja e saj ishte e mirë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Por në shtëpi, gjendja e saj duket ka filluar të përkeqësohet dhe është çuar në maternitet në terapi intensive ku dhe ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mosdhënien e trajtimit të duhur. Ata thonë se lindja shkoi shumë mirë, por mjekët nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur pasi duan lekë.

“Fajin e ka doktori. Duhet të flasim me të e ta gjejmë nga se i ka ardhur. Nga gjilpëra e tepërt që i ka bërë ai apo nga dikush tjetër. Duan lekë këta qenër se asgjë tjetër nuk ka këtu. Lindja shkoi shumë mirë. Faji është i doktorit. Fëmija ka lindur 5 kg, sipas atyre. Këtu loz leku, po dhe lekë shpëton kokën, po nuk dhe nuk shpëton i gjallë.”- thanë ata.

shqip-lajme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *