Dy të burgosurit në regjimin 41 biss, Redjan Rraja dhe Eldi Çala janë futur në grevë ditët e fundit ku kanë refuzuar vaktet e gatshme.
Mësohet se arsyeja përse dy të burgosurit po bëjnë grevë, është pasi zyrtarët e burgjeve nuk kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.
Kjo është greva e dytë brenda pak kohësh në regjimin 41 biss, ku vetëm pak kohë më parë të gjithë të burgosurit hynë në grevë, pasi kërkonin rregullimin e vakteve ushqimore, kërkesë e cila u plotësua.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Në lidhje me grevën e parë ka nisur edhe një hetim, për mënyrën se si u ra dakord mes të burgosurve për një grevë të përgjithshme, pasi supozohet se ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.
Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.
Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.
Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.
Eldi Çala u arrestua menjëherë pasi vendi u karantinua gjatë gjendjes së pandemisë se kovidit. Ai fshihej në zonën e Durrësit dhe kërkohejprej kohësh si të implikuar në vjedhjen brenda Rinasit të 4.6 milionë eurove, një grabitje ku u vra shtetasi Admir Murataj.
Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja..…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/