Dy djem shqiptarë mbajnë peng dy vajza, ato arrijnë të flasin me policinë

Jil
Jil
1 Min Read

Drenas, KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Drenas, të cilët akuzohet se kanë mbajtur peng dy vajza.

Mësohet se dy personat e arrestuar ushtronin dhunë ndaj dy vajzave dhe i kërcënonin ato, për t’i mbajtur mbyllur në dy vende të ndryshme.

Policia tha se dy vajzat kishin arritur të komunikonin me to duke treguar se mbaheshin peng nga dy të rinjtë dhe qëndronin të izoluara duke u keqtrajtuar fizikisht.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”.

– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *