Dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Përgjatë këtyre javëve janë përfolur shumë emra të cilët thuhet se do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Së fundmi emrat të cilët i janë bashkuar listës janë dy ish-konkurrente të programit “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa. Sipas “Kryefjala.com” dy shoqet e ngushta i kanë thënë “po” ftesës së produksionit.
Gjithashtu është zbuluar se dhe aktori i njohur Amos Zaharia dhe Dj Adam Reeves (emri i vërtetë Ilir Memushaj), janë dy banorët të cilët thuhet se do të jenë pjesë e lojës.
Kujtojmë se ish-partnerja e aktorit, Gigliola Haveriku, është bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë.
Ndërkohë emrat që janë përfolur deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Olta Gixhari, Albi Nako, Jori Dielli, Eva Aliko dhe Tea Trifoni.
Ndërsa reagim ka pasur vetëm nga moderatorja Roza Lati dhe Megi Pojani të cilat i kanë hedhur poshtë fjalët se do të jenë pjesë e spektaklit.
Spektakli pritet të nisë këtë të shtunë, 24 dhjetor nën drejtimin e Arbana Osmanit.