JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy të rinj shqiptar kapen me drogë në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Dy të rinj shqiptarë të akuzuar për trafik droge janë përballur me drejtësinë greke. Mësohet se një 31-vjeçar që u kap duke trafikuar tre kg hashash është lënë në arrest me burg, ndërsa 29-vjeçari është lënë i lirë me kusht. Por dy të rinjtë i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të pakove që kanë transportuar dhe se arsyeja që e kanë pranuar ishte sepse u duheshin para.

Në orët e mbrëmjes së datës 25 korrik 2022, ai ka marrë një telefonatë në celularin e tij, nëpërmjet një aplikacioni specifik nga një burrë i panjohur i cili i ka kërkuar që të shkojë në kompaninë e transportit për të marrë pakon dhe pastaj e fshihte diku në Kato Stones, prej nga do ta merrte.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai tha se nuk e dinte përmbajtjen e pakos, por pranoi ta merrte sepse i duheshin paratë.
Sa i përket të akuzuarit 29-vjeçar, ai tha se e ka takuar pak kohë më parë dhe ka kaluar pranë punës së tij dhe ka kërkuar që ta merrte me makinën e tij pasi nuk kishte transport.

Nga ana e tij, bazuar në të njëjtat informacione, 29-vjeçari shqiptar gjatë hetimeve paraprake nga policia ka pohuar se ai dhe i bashkëakuzuari 31-vjeçar janë takuar ditën e arrestimit, pasi në të vërtetë Ky i fundit kaloi pranë punës së tij dhe i kërkoi që ai ta çonte te korrieri për të marrë një pako.…jetoilumtu.al/

 

Burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top