Pas dy vitesh kufizimesh të ashpra, udhëtimet në shumë vende të botës kanë nisur t’i rikthehen normalitetit. Gjatë muajve të fundit, 30 vende kanë hequr rregullat e mbetura të kufizimeve duke pritur turistë nga e gjithë bota.
Por disa vende kanë ende kufij të mbyllur madje edhe për udhëtarët e vaksinuar. Më poshtë lista e vendeve që kanë ende kufizime për personat e vaksinuar:
A. Vendet që kanë rregullat më të rrepta për udhëtarët e vaksinuar:
Kina po ndjek ende një politikë ‘zero-COVID’, kështu që të gjithë udhëtarët që vijnë përballen me 10 ditë karantinë hoteli me shpenzimet e tyre. Ata gjithashtu duhet të rezultojnë negativ në mbërritje. Aktualisht nuk lejohen turistët. Megjithatë, sipas një draft dokumenti politikash të publikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Kinës në shtator, grupet turistike të organizuara nga agjencitë e udhëtimit mund të lejohen së shpejti.
Të gjithë udhëtarët duhet të izolohen derisa një test PCR të japë një rezultat negativ. Nëse rezulton pozitiv, ata duhet të karantinohen për 14 ditë.
Të gjithë udhëtarët e huaj janë të ndaluar.
Të gjithë udhëtarët e huaj janë të ndaluar edhe pse kjo vlen edhe para COVID.
B. Vendet ku kërkohet ende karantina për udhëtarët e vaksinuar që rezultojnë pozitivë?
Në disa vende, udhëtarët e vaksinuar duhet të qëndrojnë ende në karantinë por vetëm nëse rezultojnë pozitivë në një test të detyrueshëm për COVID të kryer pas mbërritjes.
3.Nepal (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)
4.Bangladeshi (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)
5.Iran (kërkohet testi para fluturimit)
9.Burkina Faso (Udhëtarët me një test pozitiv të COVID në momentin e mbërritjes duhet të karantinohen për 72 orë në një hotel me koston e tyre dhe të presin rezultatin e testit PCR. Udhëtarët që testojnë pozitivi në testin PCR duhet të karantinohen në objektet mjekësore.)
10.Mali (vetëm udhëtarëve simptomatikë u kërkohet testi)
11.Mauritania (10 ditë karantinë nëse rezulton pozitiv)
.shqip-lajme