Dyshohej se ishte arratisur në vendin tonë, arrestohet shqiptari që vrau një turk në Gjermani (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Policia gjermane ka arrestuar 23-vjeçarin shqiptar Fisnik Hoxha.

Ai është kapur nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme dhe akuzohet si autori i vrasjes së një 31-vjeçari turk rreth dy javë më parë.

Sipas mediave gjermane, Fisnik Hoxha i kishte zënë pritë turkut në Kiel dhe hapi menjëherë zjarr ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Pas vrasjes ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjermane i druheshin arratisjes së tij për në Shqipëri.

Policia gjermane kishte vënë në dispozicion 3 mijë euro shpërblim për atë që jepte informacion për kapjen e shqiptarit.

Policia nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur dy javët e fundit 23 vjeçari.

Si ndodhi ngjarja dy javë më parë?

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit pak para mesnate në rrugën “Gustav-Schatz-Hof” në qytetin e Kielit, ku shqiptari ka qëlluar disa herë mbi 31-vjeçarin turk, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të mjekëve për ta shpëtuar.

Pas ngjarjes, i riu shqiptar u larguar nga skena e krimit në drejtim të paditur. Ndërsa autoritetet gjermane e shpallën në kërkim duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë euro për këdo që jep informacion.

Ndërsa autori Fisnik Hoxha u arrestua pasditen e sotme nga forcat speciale gjermane.’jetoilumtu.al/

Scroll to Top