Dyshohet se do vriste…/ Kush është Rigers Spahiu, çfarë e lidh me Erion Alibejn

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.


Një nga të arrestuarit e sotëm në Elbasan është Rigers Spahiu. 37-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me Luis Gaxhin, kishin marrë si detyrë për të vrarë një biznesmen nga Elbasani, por nuk dihet se për llogari të kujt.

Megjithatë edhe pse i paproceduar më parë, Rigersi nuk është një personazh i panjohur. Ai është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës.

Të dy, Rigersi dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Edhe pse për këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi tërheqjen e akteve pasi dy të penduarit e drejtësisë dhanë versione të ndryshme për atentatet që thuhej se ai kishte porositur.

Arjan Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çapjave, ose siç njihen ndryshe grupi i Sakatit me qendër në Dubai.

E gjitha kishte ndodhur pas vrasjen të vëllait të Alibejt, Endriti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *