Dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Vlorë, mjeti që u gjet i djegur rezulton me targa italiane

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima në Vlorë. Policia njofton se automjeti që u gjet i djegur në Çerven, i cili dyshohet se i përkiste autorëve, kishte targa italiane.

Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa të vrarë me armë zjarri kanë mbetur 2 shtetas”, njofton policia.

Kujtojmë se dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz” në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Autorët i kanë ndjekur viktimat derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët

 

….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *