Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Një burrë është dënuar për vrasjen e një vajze, pasi e ka shtyrë atë nga një skelë në det, duke i shkaktuar vdekjen. 29-vjeçari Jacob Foster, shtyu punonjësen e bamirësisë Charmaine O’Donnell në “Argyll&Bute” më 23 prill të vitit të kaluar, me 25-vjeçaren që pësoi lëndime të rënda në qafë dhe u mbyt në det.
Foster, i cili ka një aftësi të kufizuar në të mësuar, u dënua sot për një vrasje me faj, një vepër në të cilën një person shkakton vdekjen e një tjetri duke vepruar në mënyrë të paligjshme, por pa qëllim për të vrarë pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
Të dashurit e Charmaine qanë kur dëgjuan vendimin përpara se nëna e saj Jacqueline Gallacher, të deklaronte se “drejtësia ishte vënë në vend”, pavarësisht se Foster pas aktit të rëndë ishte shprehur: “E bëra sepse mu duke pak argëtuese”.
Në një deklaratë familjare ata thanë se humbja e vajzës së tyre u kishte ndryshuar jetën përgjithmonë, duke shtuar: “Nuk do të jemi më kurrë të njëjtët… zemrat tona janë thyer”.
“Ajo e kishte gjithë jetën përpara. Ajo kishte një personalitet të madh dhe sens humori duke ngrohur zemrat e të gjithë atyre që e njihnin”, thuhet në deklaratën e familjes.
Stephen Cairns, ishte një nga burrat që peshkonte në skelë kur ndodhi incidenti. Ai i tha gjykatës se Foster e kishte shtyrë Charmaine në det ‘me të dyja duart’, duke e përshkruar skenën si ‘kaotike”.
Një juri dëgjoi se PC Gary Davidson foli me Foster në skelë kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.
“Ai tha se ishte një aksident. Unë thjesht e shtyva atë. Ishte pak argëtuese”, ka rrëfyer oficeri i policisë, kur u pyet për dëshminë e parë të autorit./dailymail
burimi lajmifundit.al/