
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
‘E dimë mesataren tënde’, ishte pikërisht kjo deklaratë e ministres Kushi në Komisioni e Edukimit që nxiti një debat në Kuvend mes saj dhe deputetes Zhupa.
Teksa u ngjit në foltoren e Kuvendit, Zhupa ‘e ngarkuar’ me medaljet e saj tha se meqënëse Kushi kishte hapur një ‘betejë’ akademike, e ftoi të shpjegonte lajmet për plagjiaturën e diplomës së saj.
‘Kushi erdhi në Komisionin për të raportuar nisjen e fillimit të ri të vitit shkollor. Pamundësisë për të mu kthyer në argumente dhe tha një batutë: Unë e di mesataren tënd.
Do më vinte mirë, por ta dinte mesataren time edhe po të kishte shkelur ligjin. Fatmirësisht unë s’kam asnjë të përbashkët me ju.
Unë e kam mbaruar që nga klasa e parë me medalje ari. Herë tjetër mundohu që kur të kthesh përgjigje, fol me argumente. Se mund të ndodhë si ty, se të ngel sharra në gozhdë.
Tani të lutem meqë e hape këtë betejë, hajde ti këtu e na fol për plagjiaturën tënde na fol ti për mesataren tënde.’- tha Zhupa.
Ndërohë, ministrja Kushi u shpreh se deputetja foli jashtë rendi të ditës dhe se për të ngjitur hapat e karrirës që ajo synon, duhet të bëjë durim.