\E dini ç’ndodh kur 2 çuna të njohur veshin të njëjtën pallto? Përgjigjen na e dhanë Flori dhe Albani

Jil
Jil
1 Min Read

Nuk është hera e parë, e me siguri as e fundit që personazhet e njohura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, kanë bërë xing me veshjet e tyre. Së fundmi një “përplasje” e tillë ka ndodhur mes këngëtarëve: Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi. 

Me sa duket bezha është kthyer në një nga ngjyrat e preferuara të dimrit dhe çunat kanë zgjedhur të veshin të njëjtën pallto.

Dy këngëtarët e njohur janë përfolur gjithmonë për një rivalitet mes tyre në muzikë, por a ekziston kjo gjë edhe në stil? Sigurisht që jo. Madje ata edhe kanë qeshur me këtë gjë.

Ishte Flori ai i cili postoi dy foto të tyre, ku shihen të veshur me të njëjtën xhaketë teksa krah saj shkroi: “Ta dhashë 1 xhirro pallton për sebep, jo për foto. Nxirre dorën nga xhepi i nxirë.” Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Albanit i cili me një foto tjetër me po atë veshje ka shkruar: “Ju betohem që është e imja palltoja.”

Image
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *