Ndryshe nga sa pritej nga SPAK, në banesën dhe në zyrën e gjyqtares Zamira Vyshku, të arrestuar për korrupsion, nuk janë gjetur shuma të mëdha parash.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se gjyqtarja e Elbasanit është etiketuar shpesh i mikesha e fisit Çapja, por nuk ka pasur asnjëherë prova konkrete.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas saj, gjyqtarja nuk e kishte kaluar ende procesin e vettingut.
“Ende nuk e kishte kaluar procesin e vettingut, ajo priste të dilte para komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në lidhje me etiketimin, ka pasur zëra në publik, por kjo është hera e parë kur shkon në një akuzë.
Ka pasur aludime për përfshirje në veprimtari kriminale apo lidhje me fisin Çapja. Nuk ka pasur prova konkrete.
Janë ushtruar kontrolle, Ndryshe nga sa priste SPKA në ambientet e banesës së saj dhe në Zyrë nuk janë gjetur shuma të mëdha parash.”, tha Lala.jetoilumtu.al/