E FUNDIT/ 1 milje larg bregut, 4 pushues rrezikuan mbytjen ne Shengjin (DETAJET)

Jil
Jil
3 Min Read

 

 

Shëngjin

Policia Kufitare Shëngjin iu vjen në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në det, rreth 1.2 milje larg bregut, dy fëmijë të mitur, me komardare, që kishin mbetur në det të hapur dhe nuk ktheheshin dot në breg.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, i kanë kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe i kanë nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore, 2 fëmijët (12 dhe 13 vjeç), të cilët ishin larguar në det pa dijeninë e prindërve të tyre.

Gjithashtu, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim nga salla operative, se dy shtetas kosovarë (babai me djalin e mitur) rrezikonin të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetin e tyre lundrues të Policisë Kufitare, për t’u ardhur në ndihmë dy pushuesve, të cilët i kanë gjetur rreth 1 milje larg bregut, konkretisht shtetasin F. L., 45 vjeç dhe djalin e tij 10 vjeç, dhe i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare duke i nxjerrë në breg, në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në 112, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

Gjithashtu, Policia Kufitare iu bën thirrje prindërve dhe familjarëve që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, të cilët mund të largohen në distancë të largët nga bregu, me ose pa mjete lundruese, duke e bërë të pamundur kthim e tyre në breg.

.…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *