E FUNDIT/ Aksident i rëndë, motori përplaset me shtyllën, humb jetën 17-vjeçari (DETAJET)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Qyshk të Pejës.

Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke udhëtuar me motiçikletë dhe ka goditur një shtyllë elektrike si pasojë e humbjes së kontrollit.

 

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

burimi lajmifundit.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *