E FUNDIT/ Aksident, makina përplaset me murin rrethues të një banese, shoferja ngec brenda (EMRI)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Kuçovë-Elbasan, në fshatin Vlashuk.

Një 33-vjeçare nga qyteti i Kuçovës ka qenë duke udhëtuar me automjetin e saj, tip Mercedes Benz, me targa AB 619 GS por pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur fuqishëm me murin rrethues të një banese në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar para dhe pas, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është nxjerrë nga makina me ndihmën e banorëve.

33-vjeçarja Fjorela Agalliu, nga qyteti i Kuçovës, është transportuar me ambulancë fillimisht në spitalin e Kuçovës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë dhe ekspertë të policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.

Fatmirësisht në momentin e aksidentit në rrugë nuk ka pasur mjete të tjera në qarkullim apo kalimtarë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *