JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Aksident në Greqi, makina përplaset me pemën, humb jetën një 43-vjeçar shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Polichnitos në Lesvos.

Sipas faqes së internetit stonisi.gr, 43-vjeçari shqiptar kishte dalë nga rruga me makinën e tij dhe është përplasur me forcë në një pemë.

Ashpërsia e përplasjes ka qenë aq e madhe sa pema ka mbërritur në sediljet e pasme të mjetit e cila është kthyer në një masë pa formë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe kanë nxjerrë 43-vjeçarin pa ndjenja.

43-vjeçari u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Polichnitos, ku zyrtarisht u konstatua i vdekur.

Trupi i tij më pas është dërguar në Spitalin e Mitilinës ku do të kryhet autopsia.

BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top