JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Aksidentohet 5-vjeçari në Maliq, niset me urgjencë drejt Tiranës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një fëmijë 5 vjeç nga Maliqi ka marrë lëndime dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në fshatin Sovjan.

Përmes një njoftimi paraprak policia bën me dije se i vogli është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.

Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit, për mjekim më të specializuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.

Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top