E FUNDIT/ Banda shqiptare rrëmben nënën e katër fëmijëve, ja si arriti të shpëtonte (DETAJET)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një grua nga Hungaria është rrëmbyer, droguar dhe dhunuar nga një bandë mafioze shqiptare.

Sipas këtij artikulli, gruaja është rrëmbyer me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ajo ka mundur që të kërkojë ndihmë përmes një postimi të bërë në “Facebook”, në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, duke shkruar se është rrëmbyer, droguar e dhunuar, dhe se ndodhet e mbyllur në një banesë.

Pas kësaj, një bashkëkombëse e saj ka arritur që të sinjalizojë policinë, duke bërë të mundur lokalizmin dhe shpëtimin e saj.

Siç raporton portali hungarez i lajmeve Borsonline , nëna e katër fëmijëve ishte detyruar të prostituonte nga një trafikant droge shqiptar.

Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht duke u qëlluar me armë zjarri.

“Ajo nuk do të kishte pasur mundësi të kthehej në shtëpi nëse unë nuk do t’i besoja të gjitha dhe do të reagoja shpejt”, shkruan gruaja që i shpëtoi jetën nënës hungareze.

Sakaq, autoritetet kanë shtuar vigjilencës pas ngjarjes, por nuk ka detaje për autorët.

burimi lajmifundit.al
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *