E FUNDIT/ Bashkë me babanë e tij rrahën dhe plagosën rëndë 3 persona, arrestohet i riu në Përmet

Jil
Jil
2 Min Read

Përmet – Një 25-vjeçar është arrestuar së fundmi ngha policia për shkak se akuzohet për plagosje të rëndë me sende të forta.

Raportohet se i arrestuari është J. N., banues në Përmet. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, një 25-vjeçar, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022.

Autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *