Nje makine tip BMV ka perfunduar brenda gjykates se Dibres, ku ka marre para punonjesin e sigurimit.
Behet me dije se i lenduari eshte jashte rrezikut per jeten.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dibër/informacion paraprak
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/