E FUNDIT/ “Bum” arrestimesh, 2 operacione policore brenda 12 oreve, 4 në pranga (DETAJE)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Free road 4” dhe “Contraband 3”, për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme.

4 persona kane rene ne pranga.

TIRANË

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Free road 4” dhe “Contraband 3”, për goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar në total, 5 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 41 vjeç, banues në Fier;

– Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorë të tre subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit në autobus, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat do t’i merrnin shtetasit Y. D., I. Q., dhe E. D., me qëllim shitjen në aktivitetet tregtare përkatëse.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. T., 38 vjeç, banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Babrru, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 320 shishe me pije alkoolike, që dyshohen se janë kontrabanduar në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *