Dibër, dorëhiqet kryetari i PD Ilir Krosi, dorëheqja pas vendimit të KOKOE për përsëritjen e zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike në Dibër i zgjedhur nga procesi i rithemelimit në Prill të vitit të shkuar Ilir Krosi, është dorëhequr nga ky post.
Dorëheqja e tij vjen pas vendimit të KOKOE për përsëritjen e zgjedhjeve për kandidatin që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Komisioni i Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale vendosi dy ditë më parë që primaret në Bashkinë Dibër të përsëriten.
Vendimi erdhi pas ankimit të bërë nga kandidati Besnik Alku i cili e humbi garën në balotazh me vetëm 1 votë nga kandidati tjetër Ismail Uka.
Ndërkohë, me 21 Janar do të zhvillohen zgjedhjet për kandidatin që do të garojë me 14 Maj, ku KOKOE ka kërkuar që të jenë të gjithë kandidatët e zgjedhjeve të 4 Dhjetorit të vitit të kaluar.