E FUNDIT/ Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen 30 punonjës të sigurisë, kontenieri hapet para…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dyshime për drogë në portin e Durrësit. 30 persona janë shoqëruar nga policia, pas dyshimeve se në territorin shqiptar mund të ketë hyrë sërish drogë.

Raportohet se të shoqëruarit janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.

 

Duke iu referuar burimeve, raportohet se ka dyshime që hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet…./jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top