E FUNDIT/ E ngacmoi dhe e rrahu në mes të Tiranës/ Neutralizohet 39-vjeçari, emër i njohur për policinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje rast penal eshte shenuar diten e sotme ne Tirane.

Nje 39-vjecar i denuar edhe me heret nga sherbimet e policise ka ngacmuar dhe me pas dhunuar nje shtetase.

Ngjarja ka ndodhur ne sheshin “Skenderbej”. Sipas informacionve paraprake ai e ka rrahur me grushte, por eshte neutralizuar menjehere nga sherbimet policore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tiranë

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/jetoilumtu.al/

Scroll to Top