
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një person ka rënë nga lartësia mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur jetë direkt.
Ngjarja është regjistruar pak momente me parë në zonën e Myslym Shyrit, ndërsa personi dyshohet se është 35-40 vjeç.
Policia e Tiranës njofton se më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima mësohet se ishte me profesion arkitekt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
EPolicia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.