E FUNDIT/ I “zhdukur” prej 7 vitesh, arrestohet në Durrës i shumëkërkuari nga Italia, përdorte 7 identitete

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 55-vjeçar italian, i arratisur prej mbi 7 vitesh, është gjurmuar dhe arrestuar në Shqipëri.

Sipas medieve italiane, ai duhet të vuajë një dënim prej 25 vitesh e 7 muaj e 21 ditë burgim, rezultat i katër dënimeve, për krime të ndryshme përfshirë trafikimin e drogës në rajone të ndryshme të Italisë.

Arrestimi u bë më 5 tetor nga policia shqiptare, e cila zbatoi urdhrin e burgut  të Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias të drejtuar nga Sergio Sottani.

Identifikimi i të arratisurit, i cili përdorte shtatë identitete, u bë i mundur falë veprimtarisë të së njëjtës Zyrë, e cila kreu kërkime “të shumta dhe komplekse” për gjetjen e tij.

Në fakt, nisur nga hetimi dhe identifikimi i personave me të cilët dyshohet se kishte lidhje i arratisuri, hetuesit e kanë përqendruar vëmendjen te motra, e cila ndodhet në Itali dhe te bashkëshortja dhe djali i të arratisurit që banojnë në territorin e huaj.

Informacioni i “çmuar” për vendbanimin aktual dhe për gjeneralitetin e saktë, të ofruar nga Prokurori i Përgjithshëm, i lejoi policisë shqiptare, nëpërmjet Interpolit, të bllokonte të arratisurin.

I arrestuar më 5 tetor në Durrës, 55-vjeçari është në pritje të ekstradimit drejt Italisë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *