E FUNDIT/ Jep dorëheqjen sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Elena Pici ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarisht thuhet se Pici u largua për arsye personale, por mediat shkruajnë se ajo është larguar pas debateve për aktin normativ për ndërtimet pa leje.

Kujtojmë se prej disa ditësh qeveria ka nisur një aksion për konfiskimin e ndërtimeve pa leje në vendin tonë.

Ky operacion ka nisur nga Tirana, ku janë sekuestruar dy godina, të cilat kanë pasur kate shtesë pa leje.

Kryeministri Edi Rama u bëri më herët thirrje ndërtuesve që të parablejnë ndërtimet pa leje ose t’i dhurojnë ato, ndërsa paralajmëroi se “duhet të harrojnë se mund të bllokojnë pronën duke korruptuar gjyqtarët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *