E FUNDIT/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit “fundos” anëtarin e KLP (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të enjten vendimin për shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj.

Ky vendim erdhi pasi shumica e KPA arsyetoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, sa i përket pagesave të kësteve për një apartament 108 metra në zonën e plazhit në Durrës.

Dodaj, i zgjedhur në tetor 2021 si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u konfirmua në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor të vitit 2020.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Por vendimi i konfirmimit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Pas një sërë seancash, trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi të pranojë ankimin dhe prishë vendimin e Komisionit.

Mulaj në leximin e vendimit tha se vendimi i KPK u gjet i drejtë në kriteret e figurës dhe profesionalizmit, por shumica e trupës doli në përfundimin se Dodaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë…/jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top