E FUNDIT/ Kush do vritej? Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Jil
Jil
3 Min Read

Lezhë/Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Lezhë.

Mbante me vete armë zjarri pistoletë, teksa qarkullonte me automjet, me 2 shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në pranga edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në hetim, pasagjeri tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të operacioneve për goditjen e paligjshmërive në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xh. I. dhe me pasagjerë, shtetasit B. R. dhe G. U.

Në momentin e ndalimit, shtetasi B. R. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të.

Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në një automjet të parkuar brenda rrethimit të banesës së shtetasit Xh. I., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. M., 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe Xh. I., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka kallëzuar. Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *