E FUNDIT/ Mbante në restorant armë zjarri gati për qitje, në pranga 47-vjeçari në Shkodër

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Shkodrës ka arerstuar ditën e sotme një 47 vjeçar pasi mbate në restorantin e tij një armë zjarri gati për qitje.

Pronari i lokalit L.Sh kur pa shërbimet e policisë ka tentuar të largohej por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Ndërkohë policia ka sekuestruar si provë materiale armën e zjarrit, pistolet.

MAterialet i kaluan Prokurorisë pvr veprime të mëtejshme.

Njoftim policie 

Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *