JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Një tjetër person gjendet i vdekur në rrugë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në aksin Poshnje-Kutalli në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 78-vjeçari V.L ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top