E FUNDIT/ Nuk i ndalon kontrollit, Policia e Elbasanit në “këmbë” për të kapur makinën, çfarë dyshohet

Jil
Jil
1 Min Read

Një drejtues mjeti nuk i ka ndaluar patrullës policore në një pikë kontrolli ne Elbasan. Menjëherë policia i është vënë në ndjekje të automjetit me targë AB 680 AB, ku dyshohet se udhëtonin disa persona me precedentë penalë.

Mjetit i është bërë me shenjë nga patrulla policore që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por mjeti nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie.

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.

As thirrjes së tyre për të ndaluar nuk ju është përgjigjur dhe pas kësaj janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pa mundur dot ta kapin, për shkak të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkaq operacioni vazhdon.

 

jetoilumtur.al/
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *