E FUNDIT/ Operacion antidrogë në Tiranë, reagon policia: Kush janë dy të arrestuarit, në kërkim një i tretë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tiranë/Transportonin 2 kg e 30 gramë kokainë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Izmir Bahiti, 29 vjeç dhe Nertil Dalipi, 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.

Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin Nertil Dalipi. dhe pasagjer shtetasin Izmir Bahiti.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *