E FUNDIT/ Operacioni në Elbasan, shpërndante heroinë, ne pranga 37-vjeçari (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Nje 37 vjecar ka rene sot ne prangat e policise se Elbasanit, behet fjale per shtetasin Elis Kusho.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Share”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë, peshore elektronike, 4 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Share”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:

Elis Kusho., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *