E FUNDIT/ Pas përplasjes me Qeverinë dhe KLGJ, avokatët drejt Kushtetueses

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka paralajmëruar hapin e radhës, gjatë protestës para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Maks Haxhia tha se nëse nuk sheh asnjë reagim për kërkesat e parashtruara nga avokatët për hartën e re gjyqësore, ata do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Tubimi jonë është një kulturë e lartë e demokracisë në Shqipëri. Ne nuk vendosim vija të kuqe, ne jemi intelektualë, jemi profesionistë, kemi paraqitur argumentat tona që drejtësia që pretendojmë dhe është objekt i kësaj reforme, të jetë efektive dhe e besueshme. Ne kemi propozuar shumë variante që janë mëse të realizueshme dhe janë bindëse.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Patjetër që do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese, ajo është rruga e fundit dhe akti i fundit për këtë hartë. Ne nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë.

Ne njëherë po presim dhe shpresojmë të ketë një reagim nga KLGJ, pastaj rruga ligjore është një rrugë kushtetuese që ne e zotërojmë në mënyrë perfekte”, deklaroi ai ndër të tjera.

Haxhia theksoi se çdo hap i hedhur nga avokatët është komfort legjislacionit për rolin e avokatëve. …/jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top