JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Policia me ”dore te hekurt”, vale arrestimesh ne Tirane, 8 shtetas ne pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ne diten e sotme ne Tirane kane rene ne pranga 8 shtetas per vepra te ndryshme penale.

Ndersa dy te tjere u proceduan prnalisht.

Tiranë

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

– A. N., 18 vjeç, G. K., 19 vjeç dhe G. M., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
—-
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, për shtetasit e mitur D. B. dhe D. P., banues në Tiranë, pasi kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram, dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top