Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Forcat e repartit Renea vijojnë të jenë në Elbasan dhe po ushtrojnë kontrolle.
Lajmi se Florenc Çapja është kthyer nga Dubai në vendlindje i ka çuar në qytetin ku dhe jeton 40-vjeçari.
Ata kanë nisur kontrolle për gjetjen e Çapjas e të babait të tij, Fejzullah Çapja që sot u shpall në kërkim nga policia e Shtetit.
Ai dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.
Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”..jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al