E FUNDIT/ Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të paluajtshme në Tiranë

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri e paluajtshme në Tiranë që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Pasuritë i përkasin shtetasit Elvi Osmaj, 32 vjeç dhe familjarëve të tij. Konkretisht bëhet fjalë për një ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare. Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Elvi Osmaj në shtetin anglez.

Njoftimi:

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar” nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u zhvillua operacioni policor i koduar “Transferta e gabuar”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:

•1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *