E FUNDIT/ Shkoi për kronikë, goditet gazetarja në Devoll, autori rreh dhe vajzën invalide (Emri)

Jil
Jil
1 Min Read

Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot ne Devoll, ku nje 62 vjecar ka goditur gazetare.

DEVOLL
Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe goditi gazetaren e emisionit investigativ gjatë ushtrimit të detyrës, vihet në pranga 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Luka Jazxhi, 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shtetasi i mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *