JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ ”Shpartallohet” grupi/ Policia sekuestron dhjetra doza kanabsi dhe peshore, arrestohen dy shtetas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
3c

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Elbasan

Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Postimi”, të zhvilluar më 14.08.2022, si rezultat i të cilit u arrestuan 3 shtetas për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor “Postimi” u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Nga tërësia e hetimeve të thelluara për këtë rast, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, ndaluan shtetasit:

-A. K., 43 vjeç, banues në Cërrik dhe A.B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka ndryshuar masën e sigurimit personal në “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top