E FUNDIT/ Trupi i një 26-vjeçari shqiptar gjendet i dekompozuar në lumë (detajet e reja)

Jil
Jil
1 Min Read

Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në lumin e Arno, në Firenze të Italisë.

Ishin shenjat e gishtave ato që çuan në identifikimin e kufomës, së gjetur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shenjat e gishtave të shqiptarit u dërguan për verifikim në seksionin shkencor të policisë së Firenze, pasi trupi i të riut ishte në gjendje të dekompozuar si pasojë e kohës së gjatë të qëndruar në lumë.

Nga verifikimet e kryera, shqiptari rezultonte të kishte disa denoncime për vjedhje, raportojnë mediat italiane.

Ekspertiza e kryer në trupin e pajetë nuk konstatoi asnjë shenjë dhune apo traume, duke u përqendruar në pistën kryesore se vdekja e shqiptarit është shkaktuar për shkak të mbytjes.

Gjithsesi hetimet e autoriteteve italiane janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me rrethanat në të cilat shqiptari humbi jetën./jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *