
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë.
Mësohet se bëhet fjalë për Kujtim Lilin nga Klosi.
52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.
Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.
NJOFTIMI
“Bulqizë/ informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

E FUNDIT/ Aksident në minierën e Bulqizës, humb jetën një minator

“Një i ri nga Vlora që as varri nuk i dihet”/ “Zbërthehet” Artan…

“Na tremb kalamoj përditë”/ Qytetari del lakuriq në ballkon në Tiranë, komshia i…
