E FUNDIT/ Vritet 32-vjeçari shqiptar në Itali, theret me thikë nga dy rumunë (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë në Artena të Italisë dy ditë më parë, por së fundmi është identifikuar. Viktima është Fation Bylyshi, sipas mediave italiane, të cilat raportojnë se shqiptari është therur me thikë.

32-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës, por identifikimi i tij ishte i pamundur për shkak se nuk dispononte dokument identifikimi.

Por tashmë viktima është identifikuar. Fation Bylyshi ishte banues në atë zonë. Nga hetimet paraprake të policisë italiane, 32-vjeçari kishte tentuar t’u shpëtonte vrasësve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai ishte goditur me thikë në qafë në një vilë pas një konflikti me dy persona të tjerë. Fation Bylyshi arriti të largohej, por për shkak të plagës së rëndë në qafë, u rrëzua përtokë.

32-vjeçari kishte përshkuar vetëm disa metra. Por nuk përjashtohet as pista që viktima të jetë hedhur aty nga vrasësit.

Trupi i pajetë u gjet nga një banor i lagjes kur pa se jashtë portës së shtëpisë së tij gjendej i shtrirë në tokë një person.

Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e të riut shqiptar për shkak të gjakderdhjes. Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit.

Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Hetimet vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane..…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *