JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Zjarr i madh në Memaliaj, dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë bujqësore dhe kullotë në Memaliaj.

Flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve  të Memaliajt.

Ata vendosën perimetrin e zonës dhe bënë të mundur ndalimin e avancimit të flakëve në drejtimin verior.

Zjarri dyshohet se është vënë nga barinjtë e zonës, ndërsa i favorizuar edhe nga era, ai ka djegur bimësinë përreth.

Ngjarja ka ndodhur në Moglia, rreth 5 km në veri të Memaliajt.

Flakët kanë djegur më shumë se 2 hektarë tokë bujqësore dhe kullotë.

Autoritetet zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe është duke vijuar puna për neutralizimin e vatrës.

Aktualisht nuk ka rrezik për nënstacionin elektrik apo objekte te tjera.…/jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top