Shkolla 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flaket ditën e sotme.
Zjarri është pikasur nga banoret e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera të shkollës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor ka qenë e mbyllur, por ka pasur vetëm dëme materiale. Sipas burimeve dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ndërkohë vetëm një banke është djegur të cilën policia e ka nxjerrë në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.