‘E kanë shndërruar si Tiranën’, gazetari britanik shpërthen ndaj shqiptarëve: Vijë me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende tematika më e “nxehtë” për Mbretërinë e Bashkuar. Një klimë disi “raciste” ka ardhur së fundmi nga zyrtarët britanikë por edhe nga përfaqësues të mediave duke i cilësuar emigrantët shqiptarë si refugjatë.

E së fundmi një deklaratë që nuk ka habitur jo pak ka qenë edhe ajo e komedianit britanik, Mark Steyn i cili ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin e gjatë ndaj shqiptarëve në një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”.

Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai.

E kjo revoltë e tij lidhet me festimet e shqiptarëve në Britani për festat e nëntorit ku të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën në Britani për të ndarë gëzimin e tyre duke mos iu bindur as policisë.

Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia Britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.

“Dje teksa po udhëtoja teksa po kaloja në ‘Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre.

Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Epo mbrëmë, shqiptarët e “komanduan” gjithë trafikun.”- tha komediani.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *