Që prej largimit te Amos gjatë Prime-t të kaluar, situata mes Oltës dhe Deas ka qënë e tensionuar.
Kjo e fundit e quajti aktoren hipokrite dhe tha se qarja e saj për largimin e Amosit ishte teatrale.
Pjesë nga debati:
Olta: Ne kemi folur dhe kemi gjetur paqe me njëra tjetrën. Nuk u mërzita vetëm se më akuzoi qarjen time teatrale.Unë u mërzita për cdo gjë që më tha pas. Paska pasur shumë gjëra kundër meje. Jo për lojën time por dhe për raportin me Amosin dhe vetë atë. Pse Dea tani qe doli Amos e ngre zërin në këtë formë? Realisht nuk e kuptoj. Të ndërroj dikush mendim me thikë më duket e cuditshme.
Dea: Unë me Oltën kemi folur shumë herë dhe un i kam kërkuar ndjesë për akuzën që i kam bërë për të qarrën . Kur bëhem shum emocionale bëhem dhe jo racionale. Nuk dua të gjykoj ndjenjat e njerëzve.Për pjesen tjetër kam pasur dryshime për lojën e Oltës . Amos ishte një pikë që mua dhe Oltën na bashkonte. Dyshimet e mia për Oltën u shtuan ne drekë, kur ajo kishte biseduar me Luizin. Une Oltes ja thashë që miqësia jonë mund të vazhdojë jashtë sepse kemi pika të përbashkëta, por jo në lojë. Nuk mund të jem alëate e saj. Për atë është më e rëndësishme loja se mardhëniet me njerëzit. Ne jemi shumë të ndjeshme.
Arbër: Momenti kur doli Amos, me ra në sy reagimi Oltës. Unë mendoj se Dea është më e kthjellët sesa në fillimet e lojës. Ka vënë në funksion skemën e saj. Gjeti një indicie nga Bledi dhe ka filluar të luaj.
Dea: Bledin e njoh prej kohësh. Nuk e kam vrarë mendjen kur më kanë thënë ushtari Oltës.